MARIGONA PARKING
Vende parkimi pa pagese
Mbi 900 vend parkingje në tërë lagjen në dispozicion vetëm të rezidentëve të lagjes.
Vende parkimi me pagese
Parkingu nëntokësor me pagesë i cili është i ndërtuar me standarde evropiane dhe ka kapacitet prej 200 vend-parkingjeve.
Vrojtim 24/7
I tërë parkingu është i pajisur me kamera sigurie me qasje 24 orë në dit, 7 ditë në javëe
PARKINGU ME PAGESE
Nën pjesën e parkut qendror në lagjen Marigona Residence është parkingu nëntokësor me pagesë i cili është i ndërtuar me standarde evropiane dhe ka kapacitet prej 200 vend-parkingjeve.
Parkingu është ndërtuar me qëllim të ofrimit të komoditetit të plotë për mysafirët e Çarshisë, Hotelit dhe vizitorët në lagje.
Ky parking modern është ndërtuar në vitin 2020 dhe ofron një siguri të plotë për automjetet tuaja.
Përveç hyrjes kryesore të veturave, parkingu ka 2 hyrje/dalje për këmbësor:
hyrje/dalje nga ana e Çarshisë e cila po ashtu ka edhe ashensorin si dhe
hyrje/dalje nga ana e shkollës e cila ka vetëm shkallët.
I tërë parkingu është i pajisur me kamera sigurie me qasje 24 orë.
Lartësia maksimale e veturave që lejohet të parkohen është 2.3m.
Shpejtësia e rekomanduar brenda parkingut nëntokësor është 10km/h.
Pagesat mund të kryhen vetëm në aparatin për pagesa automatike e cila gjendet tek hyrje/dalja e këmbësorëve nga ana e Çarshisë.
Parkingu nëntokësor është falas për:
Mysafirët e Hotelit Four Points by Sheraton
Personat me nevoja të veçanta.
Me rëndësi:
Menaxhmenti i parkingut nuk mbanë përgjegjësi për çfarëdo dëmi që mund t’u shkaktohet veturave gjatë qëndrimit në parking nga palët e treta. Megjithatë, menaxhmenti garanton qasje të papenguar në pamjet nga kamerat e sigurisë për të gjitha organet e rendit dhe ligjit.