Festa e Fëmijëve

1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Çarshi u festua si kurrë më parë. Aktivitete dhe lojërat e ndryshme krijuan një atmosferë të paharruar për më të dashurit tanë. https://www.carshia.com/wp-content/uploads/2022/06/Children's%20Day%20Çarshia%20Marigona%20Residence.mp4

Panairi veturave

Panairi i veturave për herë të parë në Kosovë është organizuar në Çarshia, në Tetor të vitit 2016. Ky panair është realizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Importuesëve të Automjeteve të reja dhe janë prezentuar 25 brende të ndryshme të veturave me çmimet promocionale.

Përvjetori i Çarshisë

Çarshia çdo vit feston përvjetorin e hapjes duke organizuar aktivitete shumë të veçanta për fëmijë dhe të rritur. Muzikë të gjallë të realizuar me grupe të ndryshme muzikore, aktivitete për fëmijë me karaktere të ndryshme, ngjyrosje të fytyrave, shkuma party, kinema e shumë të tjera.

Hapja e Çarshisë

Çarshia është hapur me 4 Korrik te vitit 2015. Festa për hapjen e Çarshia është organizuar për dy ditë me rradhë duke ofruar një atmosferë të paharrueshme për të gjithë. Janë angazhuar ekipe të ndryshme të cilat kanë performuar dhe realizuar aktivtete të ndryshme për fëmijë dhe të rritur.

Festa e Halloween

Çdo vit me 31 Tetor në Çarshia bëhen dekore shumë kreative dhe organizohet festë e madhe për të gjithë fëmijët, duke u bë edhe përzgjedhja e kostumit më të mirë dhe shumë atrakcione të tjera. Këtë festë e kanë për zemër shumë fëmijët dhe Çarshia është vendi ideal për këtë festë.

Lokale të lira

Kërkesat për qiramarrje janë në rritje e sipër. Këtu mund të bëni aplikimin tuaj për lokal me qira dhe kërkesën tuaj do ta shqyrtojmë shumë shpejtë, dhe do t'ju kontaktojmë.